Të pazakontë! Elon Musk zbulon për herë të parë emrat e binjakëve
Emrat e çuditshëm për fëmijë duket të jenë një ‘dhunti’ e Elon Musk. Njeriu më i pasur në botë ka zbuluar për herë të parë kuptimin e emrave të binjakëve që ka nga marrëdhënia me Shivon Zilis.
CEO i Tesla komentoi në një foto tijën me fëmijët, fytyrat e të cilëve nuk shiheshin kurse ai ishte kthyer drejt tyre duke buzëqeshur.
54-vjeçari tha se djali, Strider Sekhar “mban emrin e Aragorn” nga “The Lord of the Rings”, pseudonimi i të cilit është Strider. Emri i dytë i vogëlushit është frymëzuar nga “fizikanti i madh indian Chandrasekhar.”
Ndërsa emri i vajzës, Comet Azure është “magjia më e fuqishme në videolojën ‘Elden Ring’.”

Biznesmeni nuk ndau detaje se si erdhi ideja për këto emra. Në shkurt të vitit 2024, ata u bënë prindër të një vajze, Arcadia dhe një vit më vonë, një djali me emrin Seldon.
Veç katër fëmijëve me Zilis, ai ka 10 fëmijë me gra të tjera.
Musk u bë baba për herë të parë në vitin 2002 kur ai dhe ish-gruaja, Justin Wilson, mirëpritën një djalë, Nevada, i cili ndërroi jetë pas pak ditësh. Në vitin 2004, lindën binjakët, Griffin dhe Vivian dhe më pas trinjakët, Kai, Saxon dhe Damian në 2006.
CEO i SpaceX ka tre fëmijë me Grimes, djalin X AE A-XII, vajzën Exa Dark Sideræl dhe një djalë tjetër 3 vjeç, Techno Mechanicus.
Ai është konfirmuar edhe si babai i djalit të Ashley St. Clair, Romulus, i cili erdhi në jetë në shtator 2024.