Vajza e vogël e familjes Hoxha bëhet nënë! Burri i saj, djali i politikanes socialiste

Redia Hoxha, trashëgimtarja e Top Channel dhe motra e vogël e Lori dhe Sara Hoxhës, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, duke shënuar një moment të rëndësishëm në jetën e saj personale.

Mësohet se partneri dhe babai i fëmijës është Kein Dabulla, nipi i ish-ministres Arta Dade dhe djali i Alban Dabullës, botues i gazetës “Dita” dhe pronar i “Telebingon Shqiptare”.

Arta Dade: Me President? I wouldn't say no. What I appreciate Ben Blushi  for – Balkanweb.com - News24

Image

Alban Dabulla njihet jo vetëm për aktivitetet e tij në media dhe telebingon, por edhe si një biznesmen me ndikim në sektorë të ndryshëm në Tiranë dhe jo vetëm. Emri i familjes Dabulla është përfolur më parë edhe në lidhje me menaxhimin e lejeve të ndërtimit si dhe çështjen Shullazi.

Tre motrat Hoxha, Redia, Lori dhe Sara, kanë edhe një vëlla të vogël, Itan, të cilin e ruajnë larg vëmendjes publike dhe rrjeteve sociale, duke e mbajtur jetën e tij private të mbrojtur. Ky lajm vjen pas një periudhe ku Redia ka qenë e rezervuar për jetën e saj personale, duke e ndarë atë nga fama e motrave të saj./

Share With:
Translate »
4 Views