“Në luftë” me nusen e madhe, por më të voglat e shoqërojnë vjehrrën Victoria në Paris

Ngjarjet në jetën personale po e trondisin jo pak, por gjërat nuk po shkojnë njësoj për karrierën e Victoria-s. Ndërsa të gjithë ende po komentojnë rrëfimin e Brooklyn-it, ajo ndodhet në Paris duke festuar arritjen e parë të këtij viti.

Victoria Beckham u dekorua në Paris si Kalorëse e Urdhrit të Arteve dhe Letërsisë (Chevalière de l’Ordre des Arts et des Lettres) nga Ministria Franceze e Kulturës, në një ceremoni që vlerëson kontributin e saj në art, modë dhe kulturë, si në Francë ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Të gjithë yjet Beckham (përveç Brooklyn) bëhen

Shpjegim: Titulli Kalorës/e i/e Urdhrit të Arteve dhe Letërsisë është një nga nderimet më prestigjioze të Francës dhe u jepet individëve që kanë dhënë kontribute të rëndësishme në art, letërsi dhe kulturë.

Lajmin ashtu si edhe disa fotografi nga momenti i inagurimit ajo i ndau me ndjekësit në Instagram ku shprehej mirënjohëse për vlerësimin duke thënë se kjo arritje ishte pasojë e viteve të tëra përkushtimi.

“Ndihem e nderuar që jam emëruar “Kalorëse e Urdhrit të Arteve dhe Letërsisë” nga Ministria Franceze e Kulturës. Gjithmonë kam admiruar estetikën franceze dhe seriozitetin me të cilin moda trajtohet aty, si të ishte art. Prandaj ky vlerësim është një privilegj i madh, i cili është pasqyrim i disa dekadave përkushtimi,” shkruan ajo në një pjesë të postimit.

Të gjithë yjet Beckham (përveç Brooklyn) bëhen

Ndër të tjera, gjatë fjalës së saj, falënderoi veçanërisht bashkëshortin, David Beckham, të cilin e quajti investitorin e saj të parë, për besimin që ka treguar ndaj saj, pasionin dhe vendosmërisë për të ndërtuar diçka për të cilën të dy mund të jenë krenarë.

Të gjithë yjet Beckham (përveç Brooklyn) bëhen

Të gjithë yjet Beckham (përveç Brooklyn) bëhen

Të gjithë yjet Beckham (përveç Brooklyn) bëhen

Çdo dalje e postim i familjes Beckham ka qenë në qendër të vëmendjes javët e fundit. Të gjithë presin versionin e saj të historisë ndaj asaj çfarë Brooklyn tregoi, por ndoshta ajo ia ka lënë këtë reagim një momenti të dytë.

Share With:
Translate »
50 Views