Gjesti thyen heshtjen me “Memories”, kënga dedikuar vëllait të ndjerë
Pas disa muajsh heshtjeje të plotë dhe largimi nga jeta publike, reperi i njohur Gjesti ka bërë rikthimin e tij. Artisti, i cili pak muaj më parë u përball me një humbje të rëndë pas ndarjes tragjike nga jeta të vëllait të tij, Elidon Kelmendi, në një aksident fatal, ka zgjedhur të flasë sërish përmes muzikës.
Pas kësaj ngjarjeje të dhimbshme, Gjesti u tërhoq nga vëmendja mediatike, anuloi koncertet dhe u shkëput plotësisht nga rrjetet sociale, duke zgjedhur ta përjetojë dhimbjen në heshtje dhe privatësi. Sot, ai ka publikuar këngën “Memories”, të cilën e ka shkruar dhe kompozuar vetë — një projekt thellësisht i ndjerë, që reflekton dhimbjen, kujtimet dhe emocionet e tij më intime.