Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz po planifikojnë të adoptojnë një fëmijë

Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij Nicola Peltz raportohet se po planifikojnë të adoptojnë një fëmijë, ndërsa konflikti i tyre me prindërit e tij, David Beckham dhe Victoria Beckham, thellohet.

Çifti ka pasur “disa biseda” për të rritur një fëmijë që nuk është biologjikisht i tyre, i tha një mik i Brooklyn dhe Peltz The Sun, në një raport të publikuar të premten.

“Kjo është një temë ku Nicola dhe Brooklyn përputhen plotësisht,” shtoi burimi. “Të dy duan shumë fëmijë, dhe që të paktën njëri të adoptohet.”

Burimi shpjegoi: “Të dy e dinë që vijnë nga një privilegj i paimagjinueshëm dhe ndaj duan shumë të japin mbrapsht, duke i ofruar një fëmije në nevojë jetën më të mirë të mundshme. Ata kanë folur gjerësisht për këtë. Nicola sapo ka rënë në 40 kg për rolin e saj të fundit në film, kështu që të ketë tani një fëmijë biologjikisht të sajin duket e pamundur,” shtoi burimi.

Ky zhvillim i ri vjen javë pasi Brooklyn, 26 vjeç, deklaroi se nuk kishte aspak interes të pajtohej me gjithë familjen e tij përfshirë vëllezërit Romeo,Cruz, dhe motrën Harper, në një shpërthim tronditës në rrjete sociale.

Në deklaratën e tij, ai akuzoi prindërit se po përpiqeshin t’i shkatërronin martesën me Nicolën, 31 vjeçe, dhe pretendoi se Victoria kishte kërcyer “në mënyrë të papërshtatshme” me të në dasmën e tyre në vitin 2022.

Share With:
Translate »
7 Views