Ka lënë pas 6 fëmijë, familja e aktorit të ndjerë kërkon ndihmë financiare për të MBIJETUAR!

Aktori amerikan, James Van Der Beek, i cili u bë i dashur për një brez shikuesish televizivë si ylli i serialit dramatik “Dawson’s Creek”, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare. “Ai i kaloi ditët e tij të fundit me guxim, besim. Ka shumë për të ndarë në lidhje me dëshirat e tij, dashurinë për njerëzimin dhe shenjtërinë e kohës. Ato ditë do të vijnë.Për momentin kërkojmë privatësi paqësore ndërsa vajtojmë bashkëshortin, babain, djalin, vëllain dhe mikun tonë të dashur”, shkroi gruaja e tij Kimberly

Pas ndarjes nga jeta të aktorit, familja e tij ka kërkuar mbështetje financiare përmes platformës “GoFundMe”. Në mesazhin e publikuar në faqen e mbledhjes së fondeve thuhet se bashkëshortja e tij, Kimberly dhe fëmijët po përballen me një të ardhme të pasigurt.

Sipas njoftimit, shpenzimet e kujdesit mjekësor të James dhe beteja e gjatë kundër kancerit kanë lënë familjen pa burime financiare. Ata po përpiqen të qëndrojnë në shtëpinë e tyre dhe të sigurojnë që fëmijët të vazhdojnë shkollimin, duke ruajtur njëfarë stabiliteti në këtë periudhë jashtëzakonisht të vështirë. Familja u ka bërë thirrje miqve, fansave dhe kujtdo që ka mundësi të kontribuojë, për t’i ndihmuar në përballimin e kësaj situate të rëndë. Aktori ndërroi jetë në moshën 48 vjeçare duke lënë pas gruan dhe 6 fëmijë.

Share With:
Translate »
12 Views