Të gjithë në lot/ Mamaja e Stenaldos rrënqeth me rrëfimin e saj: Jam bërë e fortë vetëm prej tij

E ftuar këtë të diel në Fan Club ishte nëna e Stenaldos, e cila ka bërë një rrëfim rrëqethës.

Ajo tha se ka kaluar shumë vështirësi në jetë dhe Stenaldo ka qenë arsyeja e ringritjes së saj. Rrëfimi i saj përloti të gjithë personat e pranishëm në Fan Club.

Ndihem shumë e emocionuar. Më shumë po e përjetoj unë jashtë sesa Stenaldo. Gjithë kohës me ankth se si do të shkojë gjëja. E shoh shumë mirë, si gjithmonë ka forcë për t’i përballuar gjërat. Më ka dhënë frymë, më jep jetë që të jetoj. Jam bërë e fortë pas shumë sakrificash, vetëm Stenaldo më ka dhënë forcë për çdo gjë. Jam shumë e emocionuar, por më mungon shumë. Që i vogël çdo gjë e kemi kaluar bashkë. Edhe në Gjermani flisnim 10 herë në ditë”, tha nëna e Stenaldos.

Ajo shtoi se e ka pasur shumë të vështirë hyrjen e Stenaldos në Big Brother.

Ishte aq e vështirë kur hyri në fillim. Thoja: si do ta përjetojë Stenaldo? Unë e kam përjetuar pak keq për shkak të ankthit. Ditën e fundit kam qenë keq, i thashë: ‘Nuk do hysh’. Ai ishte mësuar të merrej me punë. Nuk rri dot një sekondë pa bërë diçka. Kam dashur që të jetë i barabartë, këtë ia kam mësuar që i vogël. Ki mendjen, gjërat shikoi me mendje.

Mamaja e Stenaldos dha edhe një koment për Juelën.

Vajzë e mirë, në fillim më pëlqeu shumë, familjare, e rregullt. Nuk e di pastaj pse gjërat ndryshuan”, tha ajo.

Share With:
Translate »
9 Views