Motra e vogël Harper përpiqet të ulë gjakrat mes familjes, por mesa duket pa rezultat

Shën Valentini u shoqërua me dedikime të shumta në familjen Beckham dhe Brooklyn-i nuk u la jashtë tyre, pavarësisht deklaratave të tij ndaj prindërve. Kësaj here ka qenë motra e tij, Harper Seven, e cila ka bërë një dedikim për vëllezërit (përfshirë edhe Brooklyn-in) në Instagramin e saj privat, duke postuar një foto të vjetër me ta për ditën e Shën Valentinit.

Motra i bëri një dedikim prekës, por Brooklyn-i *mund* të

Në foton bardhezi, Harper duket e buzëqeshur teksa përqafon vëllain e madh, Brooklyn, në një pishinë, ndërsa dy vëllezërit e tjerë, Romeo dhe Cruz, qëndrojnë pas, me krahët rreth njëri-tjetrit.

“Ju dua të gjithëve aq shumë sa fjalët nuk mund ta përshkruajnë,” shkroi ajo mbi foton, duke i bërë tag tre vëllezërve të saj të mëdhenj.

Motra i bëri një dedikim prekës, por Brooklyn-i *mund* të

Fotoja u ripostua nga Romeo në Instagramin e tij, i cili shtoi një emoji të pafundësisë mbi imazh. Kjo nuk ishte fotoja e vetme që ajo postoi. Një tjetër dedikim u ripostua nga Victoria Beckham në Instagram.

“Gëzuar Ditën e Shën Valentinit për vëllezërit më të mirë në gjithë botën x,” shkruante mbi foto Harper Seven.

Pamja shoqërohej nga kënga “Big Girls Don’t Cry”, dhe Victoria shtoi një emoji zemre të kuqe kur e rihodhi në Instagram-in e saj.

Motra i bëri një dedikim prekës, por Brooklyn-i *mund* të

Share With:
Translate »
1 Views