Leonora Jakupi uron Pavarësinë e Kosovës me veshje e babait që mbajnë aromën e tij që nga viti 1998
Leonora Jakupi është një nga artistet që rrugëtimin artistik e nisi me këngët për Lirinë e Kosovës.
Në performacën e saj të fundit ajo tha se ka të veshura pantallonat e babait dhe kapelën e tij, që nuk i ka larë që nga viti 1998 për ta mbajtur aromën e tij .
Leonora Jakupi shkëlqeu me performancën duke dhënë emocione të forta te publiku por edhe në çdo shtëpi.

