Humbi vëllain binjak, Ema Andrea shpërthen në lot : Jam dorëzuar, nuk di të vdes por do mësoj të…

Mua nuk më është mbyllur mirë 2025, natyrisht që nuk është e mirë as 2026. Kam humbur gjysmën time, janë ato dhuratat e hidhura që bën Zoti. Për momentin jetoj në dy dimensione, uroj që kjo mos të ndikojë në punë. Është dita ime e parë e punës, dalja ime e parë mediatike dhe nuk mund të ishte në vend tjetër veçse këtu. Edhe pse e kam thënë me dy mendje ‘Po’-në, kur erdha dhe u takuam jam shumë dakord me veten që të jem këtu. Vetëm këtu mund ta filloja, në vazhdimin e këtij emisioni.

Nuk është mirë të flasësh për të tilla gjëra sepse janë delikate. Edhe pse kjo humbja e gjysmës sime më të mirë mua më ka sjellë shumë bekime, sepse kam parë shumë dashuri nga njerëz që nuk i njoh dhe i njoh. Vëllai im është përcjellë si mbret.

Me dhimbjen ti nuk bën dot as hile, as nuk e fsheh dot, as kompromise. Dhimbja nuk ka as etikë, as moral dhe as fjalor. E kam zbuluar që as fjalët nuk janë të duhurat, të mjaftueshme as për ta fshehur as për t’u mbështetur.

Unë kam vendosur që ta lë dhimbjen të bëjë cfarë të dojë me mua, nuk dua as ta luftoj, as ta kundërshtoj dhe as ta shpërndaj. Më përket mua. Jam dorëzuar dhe besoj se është një nga ato gjendje që duhet të dorëzohesh.

Nuk di të vdes, t’i shkoj pranë vëllait dhe do mësoj të jetoj nga e para. Për mua po fillon jeta nga e para.

Share With:
Translate »
1 Views