Mateo surprizohet nga mamaja e tij, flet për raportin e banorit me Brikenën: Duken shumë bukur bashkë
Në spektaklin e sotëm në shtëpinë e Big Brother, Mateo u surprizua nga mamaja e tij. Ajo u shpreh se ndihet shume krenare per lojen e djalit te saj e madje i uroi dhe fitoren.
Gjatë takimit mamaja e banorit foli edhe për raportin e Mateos me Brikenën dhe shprehu se të dy duken shumë bukur bashkë.
“Duken shumë bukur bashkë, është e para që na ka prezantuar botërisht”, u shpreh mamaja e Mateos.
Gjatë surprizës Ledioni pyeti nënën e banorit nese donte te takonte Brikenen. Ajo u shpreh e gatshme ta takonte e madje edhe banorja e priti me shumë gëzim këtë takim. Kur Brikena u takua me mamanë e Mateos, kjo e fundit i shpreh së është shumë e kënaqur kur i sheh bashkë dhe se të dy duhet të bëjnë atë që iu thotë zemra.
“Na keni kënaqur kur ju shohim bashkë, jeni të rritur çdo gjë që bëni e bëni për veten, veproni me zemër marrëdhënies tuaj ja vendosni vetë ju emrin kështu që mos u shqetësoni për asgjë”, tha mamaja e banorit.
Në fund të takimit, ishte Brikena ajo e cila i dhuroi një pako me ëmbëlsira, duke e ëmbëlsuar më shumë raportin dhe situatën mes tyre.