Për ditëlindje, motra i bën urimin më emocional Leonora Jakupit
Këngëtarja Leonora Jakupi feston ditëlindjen dhe me këtë rast ka pranuar shumë mesazhe urimi nga miq, kolegë dhe familjarë.
Emri i saj vazhdon të mbetet një nga më të dashurit për publikun shqiptar.
Një urim i veçantë ka ardhur nga motra e saj, Blerta, e cila i ka dedikuar disa fjalë të ndjera në këtë ditë të rëndësishme për të. Ajo ka zgjedhur ta shprehë publikisht dashurinë dhe mirënjohjen për motrën e saj.
“Motra ime e shtrenjtë, në këtë ditë të veçantë falënderoj Zotin që më ka dhuruar ty. Uroj që çdo ëndërr e jotja të bëhet realitet dhe jeta jote të jetë plot dritë e buzëqeshje. Gëzuar ditëlindjen, të dua shumë”, ka shkruar Blerta.
