Megi Topalli, ish e fejuara e Luizit bëhet nënë për herë të tretë

Familja e ish-kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, shënon një ditë të veçantë.

Vajza e saj, Margerita, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, duke përjetuar edhe një herë emocionet e bukura të mëmësisë.

Lajmin e gëzueshëm e ka bërë të ditur vetë Margerita përmes një postimi shumë në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ka ndarë një fotografi ku shfaqen duart e anëtarëve të familjes të shtrënguara me njëra-tjetrën, ndërsa në kyçe mbajnë byzylykë të ngjashëm me fije të kuqe dhe të bardha.

Nga komentet e shumta të miqve, të cilët e urojnë “me jetë të gjatë për vajzën”, kuptohet se bebja e porsalindur është vajzë.

Deri më tani, Margerita ka zgjedhur ta mbajë private këtë detaj dhe nuk e ka zbuluar ende emrin e vogëlushes, duke e lënë private këtë pjesë.

Ky është një gëzim i veçantë për portretin familjar të Margeritës dhe bashkëshortit të saj, Angji Serreqi.

Çifti tashmë janë prindër të dy djemve, dhe ardhja e një vajze në jetën e tyre sigurisht që e ka plotësuar dhe i ka dhënë një ngjyrë të re lumturisë së familjes.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Megi Topalli (@margerita_topalli)

Share With:
Translate »
7 Views