Pashkë në Windsor/ William dhe Kate i rikthehen traditës pas mungesës dyvjeçare, për shkak të betejës me kancerin

Kate Middleton, Princi William dhe fëmijët e tyre festuan Pashkët me familjen mbretërore në Kështjellën Windsor.

Princi dhe Princesha e Uellsit iu bashkuan Mbretit Charles , Mbretëreshës Camilla dhe anëtarëve të tjerë të familjes për shërbesën e Pashkëve në Kishën e Shën Gjergjit, në Kështjellën Windsor, të dielën, më 5 prill.

Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis gjithashtu morën pjesë në shërbesën e Pashkëve duke shoqëruar prindërit e tyre. Familja u rikthye në shërbesën e Pashkëve pas një mungese dyvjeçare për shkak të diagnozës së kancerit të Kate Middleton.

B6638f4b Prigkipas William Ap

Çifti mungoi në eventin vjetor si në vitin 2024 ashtu edhe në vitin 2025. Prania e tyre këtë vit shënon një kthim të jashtëzakonshëm në normalitet.

Familja nuk mori pjesë në shërbesën e vitit 2024, pasi Princesha Kate kishte zbuluar diagnozën e saj me kancer disa javë më parë , duke zgjedhur t’i kalonte festat privatisht me fëmijët e saj. Në janar 2025, Princesha e Uellsit po ashtu njoftoi trajtimi ndaj kancerit vazhdonte.

Share With:
Translate »
9 Views