ALARMUESE/ Gjendet helm për minj në ushqimin e fëmijëve

avanozat me ushqim për fëmijë të markës HiPP, janë tërhequr me urgjencë nga tregjet në Austri, pasi në një prej mostrave të marra nga kavanozat, ka rezultuar pozitive për helm për minjtë.

Konkretisht rasti është referuar nga një prej klientëve në Austri në një prej kavanozave 190g me pure karrote dhe patateje. Për çështje sigurie produktet janë tërhequr nga mbi 1.000 supermarkete. Kompania HiPP në një deklaratë ka thënë se “nuk mund të përjashtohej mundësia që një substancë e rrezikshme të ishte futur në produkt dhe se kavanozat e karotave dhe patateve mund të ishin manipuluar.”

Në deklaratën e policisë thuhej se kavanozat e prekur kishin një afishe me një rreth të kuq në fund të kavanozit dhe një kapak që ishte hapur tashmë, ishte dëmtuar, i mungonte një vulë sigurie, ose kishte një erë të pazakontë.

“Sipas njohurive tona aktuale, kjo situatë kritike përfshin një ndërhyrje të jashtme kriminale që ndikon në kanalin e shpërndarjes së Spar Austria”, deklaroi kompania

HiPP i këshilluan klientët të mos konsumonin përmbajtjen e kavanozave të blerë nga Spar Austria. I njëjti produkt tregtohet dhe në Shqipëri, supermarkete e farmaci, por deri më tani nuk ka pasur asnjë raportim apo rast të referuar.

Share With:
Translate »
1 Views