Gigi Hadid feston ditëlindjen e 31-të me vajzën Khai, ndërsa Zayn Malik anulon koncertet për shkak të sëmundjes

Gigi Hadid ka festuar 31-vjetorin në një atmosferë të ngrohtë familjare, duke ndarë momente të rralla me vajzën e saj Khai në shtëpi.

Modelja publikoi fotografi nga festa intime, ku shfaqet duke fryrë qirinjtë e tortës dhe duke shijuar kohën me familjen

Ajo falënderoi ndjekësit për urimet, duke e cilësuar këtë periudhë si shumë të veçantë për të, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, ish-partneri i saj Zayn Malik ka anuluar një pjesë të turneut për shkak të problemeve shëndetësore.

Këngëtari bëri të ditur se është në rikuperim dhe po ndihet më mirë, por ka vendosur të reduktojë koncertet për t’u fokusuar në shëndetin e tij.

Ai shtoi se mezi pret të rikthehet në skenë dhe të takojë sërish fansat.

Share With:
Translate »
1 Views