Një nuse si Selin! Fituesja e “BBVA5” feston Kurban Bajramin krah familjes së Dj Gimbos
Fituesja e “Big Brother Vip Albania 5”, Selin Bollati i është bashkuar familjes së partnerit të saj, i njohur me emrin e artit si DJ Gimbo, me të cilët ka festuar festën e madhe të Kurban Bajramit.
“Nusja” e familjes Blakaj ka drekuar me motrat dhe nënën e Dj Gimbos, pasi në një foto e cila po bën xhiron e rrjetit Selin shfaqet krah famlijarëve të partnerit.
“Me fat Kurban Bajrami Paqe, dashuri dhe bekime gjithmonë” shkruhet në foton e publikuar në rrjet nga motra e Gimbos, Finesa Blakaj.
Kujtojmë se Selin Bollati dhe Dj Gimbo nisën historinë e tyre të dashurisë gjatë rrugëtimit në formatin televiziv “Big Brother Vip Albania 5”.
Në këtë reality show, Selini arriti të fitonte jo vetëm edicionin e pestë të “Big Brother Vip Albania” por dhe dashurinë e jetës së saj, Gëzim Blakaj i njohur gjerësisht si Dj Gimbo, njëherazi dhe shoku e Dj i fituesit të “BBVA4”, Gjestit.
Me daljen e tyre nga “BBVA5”, Selin dhe Gimbo kanë dëshmuar se dashuria e tyre është reale dhe afrimiteti i tyre në formatin televiziv nuk ka qenë vetëm për shikueshmëri.
Dyshja shumë herë ka postuar krah njëri-tjetrit, madje ata kanë shijuar dhe pushimet së bashku
