Çdo nënë do t’i ndjejë këto fjalë si të Vesa Lumës për djalin e saj në 10-vjetorin e lindjes

Këngëtarja Vesa Luma, po përjeton një nga ditët më të rëndësishme dhe më të mbushura me emocion si nënë. Djali i saj dhe i Big Bastës, Liani, feston sot jubileun e tij të parë, duke mbushur plot 10 vjeç. Për të shënuar këtë moment kaq të veçantë, Vesa ka ndarë në rrjetet sociale një album me foto të ngrohta familjare, të shoqëruara me një dedikim që ka emocionuar ndjekësit.

Në rreshtat e saj, Vesa ka kujtuar se si mëmësia ndryshoi plotësisht botën e saj, duke e cilësuar rritjen e Lianit si “punën më të mirë” që ka bërë në jetë. Ajo shprehu krenarinë për mënyrën se si djali i saj i ka përballuar sfidat e mëdha të jetës, përfshirë këtu edhe vendimet e prindërve për t’u zhvendosur nga njëri skaj i botës në tjetrin, duke treguar një guxim dhe forcë të jashtëzakonshme për moshën e tij.

Më tej, këngëtarja është ndalur te virtytet dhe edukata e Lianit, duke zbuluar se komplimenti më i bukur që merr si nënë është pikërisht për edukatën e tij. Ajo e përshkruan djalin si një “overthinker” inteligjent, të lidhur ngushtë me natyrën dhe kafshët, por mbi të gjitha si një fëmijë shembullor. “Ajo për të cilën ende vazhdoj e mrekullohem, është fakti që ti kurrë, po kurrë nuk ma ktheve një herë fjalën,” ka shkruar Vesa mes emocionesh.

Në mbyllje të mesazhit të saj, Vesa Luma ka theksuar marrëdhënien e ngushtë të shoqërisë që ka ndërtuar me të birin, duke i premtuar se pavarësisht se sa do të rritet apo çfarë sekretet do të mbajë në të ardhmen, ajo do të mbetet gjithmonë krah i tij i djathtë. “Faleminderit Zot që më ke bekuar! Faleminderit Lian që i dhe kuptim jetës time. I gëzofsh edhe 100 të lumtura, të shëndetshme, e mu bëfsh plak me mjekër,” përfundon urimi plot dashuri i artistes. /Prive By Liberta Spahiu

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma)

Share With:
Translate »
14 Views