Arjola Demiri emocionon me urimin për ditëlindjen e vajzës së saj Helga
Aktorja e njohur Arjola Demiri ka ndarë me ndjekësit një mesazh plot dashuri dhe emocion me rastin e 19-vjetorit të vajzës së saj, Helga Boshnjaku.

Në një postim prekës në rrjetet sociale, Arjola ka shprehur krenarinë dhe lumturinë e madhe që ndien si nënë, duke e cilësuar Helgën si bekimin më të madh të jetës së saj.
“Nuk mund të jem më krenare se kaq. Helga ime, jam e bekuar që të kam bijë. Çdo grua do të ishte me fat të të kishte fëmijë, por Zoti më zgjodhi mua të jem nëna jote, dhe për këtë ndihem gruaja më e lumtur në botë”, shkruan ajo.

Mes urimeve për një jetë të mbushur me bekime dhe suksese, aktorja ka vlerësuar edhe sakrificat e bëra ndër vite, duke theksuar se çdo sfidë ka vlejtur për lumturinë që i ka sjellë vajza e saj.
“Ti ke qenë dhe mbetesh krenaria, forca dhe lumturia ime më e madhe. Të dua më shumë se veten, dhe çdo ditë të dua edhe më shumë se një ditë më parë”, vijon mesazhi emocionues i Arjolës.

Në fund të urimit, ajo i dedikon vajzës fjalët më të ndjera: “Gëzuar 19-vjetorin, zemra e mamit”.
Postimi është pritur me shumë komente dhe urime nga ndjekësit, të cilët i kanë uruar Helgës një ditëlindje të lumtur dhe plot suksese në jetë.
