Motra sot do të festonte, Elijona i uron ditëlindjen në parajsë
Një dedikim prekës dhe plot dhimbje ka ardhur sot nga Elijona, e cila ka kujtuar motrën e saj të ndjerë, Erlindën, në ditën e saj të lindjes.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ajo ka ndarë një imazh bardhezi ku shihet krah së motrës, duke zgjedhur fjalët prekëse për ta kujtuar atë në këtë përvjetor.
Në mesazhin e saj të shkruar në anglisht mbi foto, Elijona shprehet se do ta mbajë gjithmonë në zemër deri në takimin e tyre të radhës:
“Deri sa të takohemi përsëri, do të të mbaj në zemrën time. Gëzuar ditëlindjen në parajsë Lindushe”.
Kujtojmë se nëna dhe motra e Elijonës u ndanë nga jeta në korrik të vitit 2021, si pasojë e një aksidenti tragjik me autobus në Kroaci, ku bashkë me to ishte edhe vetë Elijona. /Prive By Liberta Spahiu
