Sa shpesh duhet t’ju telefonojë fëmija i rritur? Ekspertët kanë një përgjigje
Marrëdhënia mes prindërve dhe fëmijëve të rritur është një nga sfidat më të ndërlikuara të jetës familjare. Me kalimin e viteve, fëmijët krijojnë jetën e tyre, ndërtojnë marrëdhënie, zhvillojnë karrierën dhe fitojnë pavarësi. Ndërsa kjo është një pjesë krejtësisht normale e rritjes, për shumë prindër mund të shoqërohet me ndjenja boshllëku, trishtimi dhe frikë se po humbasin lidhjen me ta.
Një histori e publikuar në The Guardian nxjerr në pah pikërisht këtë dilemë dhe përgjigjja e ekspertëve ofron një këndvështrim që mund t’u vijë në ndihmë shumë prindërve.
“Kam frikë se djali im po largohet nga ne”

Një nënë rrëfen se djali i saj, tashmë në fund të të njëzetave, mban kontakte të rregullta me prindërit. Ata flasin çdo javë dhe takohen rreth një herë në muaj, ndërsa ai punon shumë dhe së fundmi ka nisur një lidhje të re që e bën të lumtur.
Megjithatë, ajo ndien se me kalimin e viteve ai është bërë më i distancuar. Sipas saj, ndryshimi nisi që kur u largua për universitet, ndërsa tani herë sillet shumë ngrohtë e herë duket emocionalisht i tërhequr.
Nëna pranon se nuk ka dashur kurrë të bëhej prind, për shkak të një fëmijërie të vështirë, por pasi mori vendimin për të pasur një fëmijë, iu përkushtua plotësisht këtij roli. Ajo dhe bashkëshorti thonë se e duan djalin pa kushte, por ndihen të pasigurt për vendin që zënë tashmë në jetën e tij.
Disa komente të tij e kanë lënduar. Ai ka përmendur se mund të jetojë jashtë vendit ose se nuk e imagjinon veten duke jetuar me të ëmën në të ardhmen, edhe pse prindërit nuk ia kanë kërkuar kurrë këtë. Nëna pyet veten nëse është normale që një prind të kërkojë më shumë kontakt me fëmijën e rritur apo nëse pritshmëritë e saj janë thjesht shumë të larta.
Çfarë thonë ekspertët?
