Vajza e Tom Cruise heq dorë zyrtarisht nga mbiemri i të atit

Vajza e aktorëve të njohur të Hollywood-it, Tom Cruise dhe Katie Holmes, ka hequr zyrtarisht dorë nga mbiemri i të atit.

Sipas dokumenteve të regjistrimit të votuesve të siguruara nga revista People, 20-vjeçarja tashmë figuron me emrin Suri Noelle, duke zëvendësuar mbiemrin Cruise me Noelle, që është edhe emri i mesëm i nënës së saj.

Suri kishte dhënë sinjalet e para të këtij vendimi që në qershor të vitit 2024, kur në ceremoninë e diplomimit nga shkolla e mesme u prezantua si Suri Noelle, pa përdorur mbiemrin Cruise.

Ajo aktualisht studion në Universitetin Carnegie Mellon në Pensilvani, ku u regjistrua edhe si votuese me emrin e ri gjatë vitit të parë të studimeve.

Tom Cruise dhe Katie Holmes u bënë prindër të Surit në prill të vitit 2006, u martuan disa muaj më vonë dhe u divorcuan në vitin 2012. Prej vitesh është raportuar se marrëdhënia mes Surit dhe babait të saj ka qenë e ftohtë, ndërsa aktori nuk është parë publikisht me vajzën që prej ndarjes nga Holmes.

Nga ana e saj, Katie Holmes ka folur rrallë për jetën private të së bijës. Pas diplomimit të Surit, ajo u shpreh se ishte krenare për arritjet e saj dhe e lumtur që po niste një kapitull të ri në jetë.

Share With:
Translate »
14 Views