Marina emocionohet nga gjesti i veçantë i Marget për të
Marina Vjollca po shijon disa ditë të ngrohta pushimesh në jug të Shqipërisë, ku nuk kanë munguar poza e imazhe të ndryshme me më të dashurit e saj.
Moderatorja ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale momente me të ëmën dhe të bijën, Marget, duke treguar momentet e ëmbla familjare që po kalojnë.
Së fundmi, një gjest shumë i veçantë i Marget e ka prekur pa masë moderatoren.
Vogëlushja e ka surprizuar të ëmën duke shkruar me dorën e saj fjalët e ëmbla “Të dua mama”, një moment që Marina nuk ka hezituar ta publikojë në Instagram Story.
E emocionuar nga ky hap i ri i së bijës, Marina ka shkruar krah fotos: “Më tha kam një surprizë për ty, e ka mësuar vetë ta shkruajë”, duke shtuar edhe fjalët mirënjohëse: “S’dua asgjë më shumë nga jeta”.