VIDEO/ Ceremonia private, publikohen pamjet kur Lionel Mesi i jep lamtumirën babait
Ylli argjentinas, Lionel Mesi i ka dhënë lamtumirën babait të tij, Jorge Mesi, i cili ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare.

Ceremonia private e varrimit u zhvillua në varrezat “El Prado”, në periferi të Rosarios, në provincën Santa Fe, nën masa të jashtëzakonshme sigurie dhe me pjesëmarrje të kufizuar vetëm të familjarëve, për t’u mundësuar atyre privatësi në këto momente të dhimbshme.
Ylli i Inter Majemitudhëtoi nga Shtetet e Bashkuara me një avion privat të shtunën mbrëma, së bashku me bashkëshorten e tij, Antonela Roccuzzo, dhe fëmijët e tyre.
Ata iu bashkuan nënës së Mesit, Celia Cuccittini, si dhe vëllezërve e motrës së tij, Matias, Rodrigo dhe Maria Sol, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Jorge Mesit.
Shumë tifozë u mblodhën në aeroportin e Rosarios dhe pranë mureve të varrezave për t’i shprehur mbështetjen kapitenit të Argjentinës.
“Fuqia, Leo, të duam”, shkruhej në një prej pankartave të vendosura nga tifozët, duke treguar mbështetjen e madhe që Mesi ka marrë nga bashkëkombësit e tij në këto momente të vështira.