Ellie Goulding mahnit me bikini në jaht, vetëm pesë muaj pas lindjes

Ellie Goulding ka tërhequr vëmendjen teksa ka ndarë një pamje nga pushimet e saj, duke u fotografuar me bikini në bordin e një jahti luksoz, vetëm pesë muaj pasi u bë nënë për herë të dytë.

Këngëtarja 39-vjeçare shfaqet e qetë teksa merr rreze dielli së bashku me një shoqe, ndërsa pozon me bikini të zeza me lidhëse, shkruan DailyMail

Në një nga fotografitë, ajo shihet e shtrirë me sytë mbyllur, duke ekspozuar edhe tatuazhin në pjesën anësore të trupit.

 

Ellie mirëpriti vajzën e saj të dytë, Iris Edaline, më 6 mars 2026, me aktorin Beau Minniear. Ajo është gjithashtu nënë e Arthur, pesë vjeç, nga martesa e saj e mëparshme me Caspar Jopling.

Këngëtarja po përgatitet gjithashtu për rikthimin në muzikë me albumin e saj të gjashtë në studio, “I Know Too Much”, i cili pritet të publikohet në shtator.

 

Albumi është përshkruar prej saj si një “album divorci”, pasi disa prej këngëve trajtojnë ndarjen nga Jopling.

Goulding ka shpjeguar se projekti përmban këngë shumë personale, përmes të cilave ajo ka reflektuar mbi një periudhë të rëndësishme të jetës së saj.

 

Share With:
Translate »
1 Views