I mbani mend mamitë e Geraldinës shtatzënë njëkohësisht? Shikoni sot bebat e tyre

Një rastësi sa e rrallë aq edhe emocionuese ka ndodhur në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Dhjetë mami të këtij materniteti, të cilat pak kohë më parë bënë xhiron e rrjetit duke pozuar së bashku në pritje të ëmbël (Lexo ketu)  tashmë kanë sjellë në jetë foshnjat e tyre
Përmes një postimi plot dritë në faqen zyrtare, nën hashtagun #NëShërbimTëJetës dhe nën kujdesin e drejtoreshës Prof. Dr. Eliona Demaliaj, spitali ka prezantuar “10 mrekullitë” e tyre të vogla. Këto gra, që çdo ditë u shërbejnë me përkushtim qindra nënave të tjera, këtë herë kanë përjetuar vetë bekimin e madh të mëmësisë pothuajse në të njëjtën kohë
Kollazhi i ri i fotove, ku mamiat shfaqen me 10 engjëjt e tyre në krahë, ka zgjuar reagime të shumta dhe urime pafund nga qytetarët, duke u kthyer në simbolin më të bukur të triumfit të jetës brenda institucionit ku ajo lind çdo ditë.  /Kids’Time/

 

Share With:
Translate »
18 Views