Marsela Çibukaj bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të djalit

Një kapitull i ri ka nisur për këngëtaren shqiptare Marsela Çibukaj, e cila është bërë nënë për herë të parë.

Artistja ka sjellë në jetë një djalë, të cilin ka zgjedhur ta quajë Dajt, një emër që nuk kalon pa u vënë re për lidhjen e tij të drejtpërdrejtë me Shqipërinë.

Emri i të birit duket se është një mënyrë e bukur për të ruajtur lidhjen me vendin e origjinës.

Dajti, mali që shtrihet pranë Tiranës, është një prej simboleve më të njohura të kryeqytetit dhe një emër me ngarkesë të veçantë për shqiptarët.

“E di… s’kemi qënë shumë aktiv në rrjete sociale, por na është mbushur jeta, shpirti dhe zemra plot.
Dajt Basha” Ka shkruar këngëtarja

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shet Shqip (@shetshqip)

Share With:
Translate »
1 Views