Georgina birëson fëmijët e Ronaldos

Pas afro një dekade krah Cristiano Ronaldos, Georgina Rodríguez duket se ka formalizuar një tjetër aspekt të rëndësishëm të jetës së saj familjare.

Sipas raportimeve të mediave portugeze, Georgina ka nisur procedurat ligjore për të marrë statusin e nënës edhe për tre fëmijët më të mëdhenj të futbollistit, të ardhur në jetë nga nënat surrogate.

Georgina ka qenë prej vitesh pjesë e pandarë e familjes së Ronaldos dhe ka ndarë me ta shumë momente të rëndësishme. Megjithatë, deri tani lidhja e saj me tre fëmijët nuk kishte të njëjtin status ligjor si marrëdhënia e saj prindërore me vajzat që ka me Ronaldon, Alana Martina dhe Bella Esmeralda.

Ky hap vjen pas zyrtarizimit të lidhjes së çiftit, i cili zhvilloi një ceremoni private në Portugali, larg syrit të publikut dhe mediave.

Share With:
Translate »
16 Views