Dikur i dërgoi ndihma humanitare, pas shumë vitesh martohen me njëri-tjetrin

Në vitin 2000, 7-vjeçari Tyrel Wolfe nga Idaho përgatiti një kuti me dhurata për një fëmijë që nuk e njihte, në kuadër të nismës Operation Christmas Child. Brenda Fvendosi edhe një fotografi të tij të veshur si kauboj.

Mijëra kilometra larg, në Filipine, kutia përfundoi në duart e 8-vjeçares Joana Marchan.

Ajo e ruajti fotografinë e Tyrelit për vite me radhë.Në vitin 2011, Joana vendosi të kërkonte në Facebook emrin që ishte shkruar pas fotos. Gjeti një Tyrel Wolfe nga Idaho dhe i dërgoi kërkesë miqësie.

Tyrel Wolfe & Joana Marchan Marry Years After Shoebox Gift

Filluan të flisnin, të shkëmbenin foto dhe letra, derisa në vitin 2013 Tyrel udhëtoi drejt Filipineve për ta takuar për herë të parë.

Më pas ai u kthye përsëri, i kërkoi babait të Joanës lejen për t’u martuar me të dhe më 5 tetor 2014, plot 14 vite pasi një kuti e vogël i kishte lidhur për herë të parë, të dy u martuan në fermën e familjes së Tyrelit në Idaho.

Një djalë 7-vjeçar mendonte se po dërgonte vetëm një dhuratë për një fëmijë në anën tjetër të botës. Nuk mund ta dinte se brenda asaj kutie po niste edhe historia e tij e dashurisë.

Ako 7-ročný poslal charitatívny balíček dievčatku na opačnej strane planéty. O 15 rokov mu to zmenilo život - Dobré noviny

Share With:
Translate »
7 Views