Verona shtatzënë për herë të dytë, shkëlqen nga nuri i shtatzanisë
A ju kujtohet Buci, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, dhe e fejuara e tij Verona? Ngjarja e ndodhur brenda shtëpisë së “BBVK” mes tyre mbetet një nga momentet më ikonike të këtij reality show.
Tani Verona po e sjell në jetë fëmijën e dytë. Ajo ka realizuar disa fotografi profesionale gjatë shtatzënisë.
Me barkun e rrumbullakosur, Verona shfaqet elegante dhe në një formë mjaft të bukur gjatë kësaj periudhe.
Fotografitë sjellin një tjetër moment të veçantë për çiftin, ndërsa Verona duket në qendër të vëmendjes gjatë pritjes së ëmbël.
