Eva Longoria: Djali im nuk do ta shohë kurrë ‘Shtëpiake të Dëshpëruara’
Aktorja Eva Longoria ka treguar se nuk do ta lejojë djalin e saj 8-vjeçar, Santiago, të shohë serialin që e bëri të famshme, “Desperate Housewives”.
Longoria, e cila luajti për tetë sezone rolin e Gabrielle Solis, tha se djali i saj është bërë së fundmi “i fiksuar” pas memeve të personazhit të saj dhe e pyet vazhdimisht se kur mund ta shohë serialin.
“Kur mund ta shoh?” – e pyet ai. Përgjigjja e saj, sipas aktores, është e prerë: “Kurrë!”
Arsyeja lidhet me përmbajtjen e serialit, veçanërisht skenat provokuese dhe historinë e marrëdhënies jashtëmartesore të personazhit të saj me kopshtarin e ri.
Ndërkohë, Longoria tregoi se ka një mënyrë tjetër për ta bërë djalin të lumtur: ta marrë me vete në koncertin e ardhshëm të Bruno Mars.