“Sot u shua një pjesë e zemrës sime…”/ Mimoza Ahmeti humb njeriun e shtrenjtë, jep lajmin e trishtë
Mimoza Ahmeti po përjeton një moment të dhimbshëm në jetën e saj. Ajo ka njoftuar ndarjen nga jeta të babait, duke publikuar në rrjetet sociale një mesazh të gjatë kushtuar atij.
“Sot u shua një pjesë e zemrës sime… Sot humba babanë tim të shtrenjtë”, shkruan Ahmeti, teksa kujton rolin që i ati ka pasur gjatë gjithë jetës së saj.

Në dedikimin e saj, ajo e përshkruan babanë si një prej shtyllave më të forta të jetës, duke theksuar se në arritjet dhe rrugëtimin e saj gjenden mësimet, dashuria dhe sakrificat e tij.