“Prej pesë vitesh duam një fëmijë…”/ Çiljeta zbulon planet: Kam menduar të bëj in vitro!
Artistja u ndal te planet e saj personale, duke zbuluar se këtë vit kishte menduar mes dy alternativave të rëndësishme për të.
Për këtë vit unë kisha caktuar që, siç jam unë vizionare që i paramendoj gjërat për të ardhmen. Kisha menduar që në maj ose do të bëja një in vitro, do bëja dy binjakë ose do të bëja një operim dhe të thithja barkun, të kthehesha dhe njëherë e dobët. E kisha lënë si një gjë në ajër, le të themi, që kush të më bëhej më për mbarë, sepse doktori i in vitro-s ka tre vite që më pret dhe unë nuk bëhesha kurrë mbarë për të ikur. Si gjithmonë, ngaqë jam shumë besimtare dhe mendoja që okej, Zoti kur do, ta jep vetë. Gjithmonë kam menduar që okej, Zoti nuk po e jep sepse ndoshta trupi im nuk është në nivelin e duhur ose gati për të pasur një tjetër shtatzëni.
Çiljeta tregoi gjithashtu se prej vitesh ajo dhe Albani dëshirojnë të kenë një fëmijë së bashku, duke folur edhe për arsyet që, sipas saj, e kanë shtyrë këtë plan.
Unë kam pesë vjet me Albanin që donim dhe duam që të kemi një fëmijë, por vajzat sot po vuajnë shumë nga insulino-rezistenca, një gjë që po vuaj dhe unë ndër vite, kështu që po merrem me ato trajtimet dhe kurat e mia, ndërkohë bëra dhe një liposuction dhe një zvogëlim gjoksi. Kam kohë vitin tjetër, ta shijoj pak këtë vit.