Mozzik feston sot ditëlindjen dhe i biri e ndihmoi me qirinjtë nga barku i mamit
Mozzik feston sot ditëlindjen e 31-të, por këtë herë festa e tij ka një tjetër ndjesi.
Reperi po e shënon ditën e veçantë pranë partneres së tij, Lotinës, vetëm pak kohë para se të bëhet baba për herë të dytë. Në një prej videove të publikuara, ai shihet teksa fryn qirinjtë mbi tortën me numrin 31, ndërsa barku i rrumbullakosur i saj është pikërisht në plan të parë.

Edhe Lotina ka ndarë disa momente nga dita e tij, shoqëruar me dedikime të shkurtra, por mjaft personale. “Krejt çka dua prej jetës, për gjithë jetën”, ka shkruar ajo në një prej fotografive të tyre, ndërsa në një tjetër ka shtuar me humor: “Vdes për ty… dhe për nervat e tua”.
Çifti është në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku, një djalë, ndërsa për Mozzikun kjo do të jetë hera e dytë që bëhet baba
Në vend të një feste të madhe, 31-vjetori e ka gjetur Mozzikun në një atmosferë të qetë, pranë Lotinës dhe në prag të një kapitulli të ri familjar që tashmë duket shumë afër.
Shumë urime Mozzik!
