Barbara Palvin rikthehet në pasarelën e Victoria’s Secret gjashtë javë pas lindjes, bashkëshorti e duartroket nga salla
Modelja hungareze Barbara Palvin është rikthyer në pasarelën e Victoria’s Secret vetëm gjashtë javë pas lindjes së vajzës së saj, Sylvie. Në sfilatën e zhvilluar më 18 tetor në Los Anxhelos, ajo tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj, ndërsa bashkëshorti, aktori Dylan Sprouse, e duartrokiti nga rreshti i parë.
Palvin u shfaq me një veshje rozë me dantellë, duke ecur me vetëbesim në pasarelë. Sprouse u ngrit për ta duartrokitur, i dërgoi puthje dhe filmoi momentin, duke treguar krenarinë për bashkëshorten e tij.
Rikthimi i modeles ka tërhequr vëmendjen e publikut, veçanërisht për kohën e shkurtër pas lindjes. Barbara Palvin dhe Dylan Sprouse u bënë prindër për herë të parë në shtator, ndërsa aktori e mbështeti publikisht në këtë rikthim në botën e modës.
View this post on Instagram