Princi Leka uron të bijën Geraldinë për ditëlindje: Do të kesh gjithmonë një vend ku mund të kthehesh

Princi Leka ka uruar të bijën, Geraldinën, me rastin e ditëlindjes, përmes një mesazhi të ndjerë, ku shpreh dashurinë, krenarinë dhe dëshirën për ta shoqëruar në çdo etapë të jetës. “Rritu e lumtur, bija ime! Çfarëdo që të sjellë jeta, do ta zbulojmë bashkë, hap pas hapi”, shkruan ai, duke i uruar shëndet, dashuri, paqe dhe lumturi. Në mesazhin e tij, Princi i premton së bijës se, pavarësisht viteve që kalojnë dhe rrugës që do të zgjedhë, do të ketë gjithmonë një dorë të shtrirë dhe një zemër që do ta presë.

Geraldina është fëmija i parë i Princ Lekës nga martesa me aktoren Elia Zaharia, e cila u zgjidh zyrtarisht në prill të vitit 2024. Ndarja e çiftit u shoqërua me përplasje familjare që morën vëmendje të gjerë mediatike.

Pak muaj më parë, Princi Leka u bë baba për herë të dytë, nga martesa me fotografin Blerta Celibashi. Çifti u bë prindër i një djali, të cilit i vunë emrin Aleksandër. Ndërsa familja e tij ka marrë një tjetër drejtim, urimi për Geraldinën dëshmon lidhjen e veçantë të Princ Lekës me të bijën, të cilës i përcjell një mesazh dashurie dhe mbështetjeje të pakushtëzuar.

Share With:
Translate »
1 Views