Pas lajmeve për shtatzani, Elvana Gjata publikon foton krah partnerit të saj në Londër!
Pas lajmeve që qarkulluan së fundmi për një shtatzëni të mundshme, Elvana Gjata është shfaqur krah Elson Bajrakurtajt në Londër, duke rikthyer në qendër të vëmendjes jetën private të këngëtares.
Ka qenë vetë Elson Bajrakurtaj ai që ka publikuar në InstaStory një fotografi së bashku me Elvanën, teksa ndodheshin në O2 Arena në Londër.
Në imazhin e shpërndarë, dyshja shfaqet e buzëqeshur dhe pranë njëri-tjetrit, me arenën e mbushur me spektatorë në sfond. Fotografia ka tërhequr menjëherë vëmendjen, veçanërisht për faktin se këngëtarja është treguar gjithmonë mjaft e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e saj sentimentale.
Prej kohësh, emri i Elvana Gjatës është lidhur në media me atë të Elson Bajrakurtajt, megjithëse artistja nuk ka bërë një konfirmim publik për natyrën e marrëdhënies së tyre.
Shfaqja e tyre e përbashkët vjen vetëm pak ditë pas raportimeve që ngritën dyshime se këngëtarja mund të jetë në pritje të ëmbël.
![]()
Ndërkohë, fotografia e publikuar nga Elsoni është një nga rastet e rralla kur dyshja shfaqet së bashku në rrjetet sociale.
Edhe pse imazhi nuk konfirmon zërat për shtatzëni apo statusin e marrëdhënies së tyre, ai ka mjaftuar për të rikthyer interesin e publikut rreth jetës private të një prej këngëtareve më të njohura shqiptare.