Jennifer Lawrence pranon se ka bërë këtë ndërhyrje pas lindjes: “Dua të jem një mami seksi”

Jennifer Lawrence po flet gjithnjë e më hapur për ndërhyrjet estetike. Në një intervistë të publikuar më 27 tetor nga The Cut, aktorja konfirmoi se ka kryer një ndërhyrje në gjoks për ta zmadhuar atë, disa muaj pasi tregoi publikisht se po e mendonte këtë hap.

“Dua të jem një mami seksi”, tha Lawrence, duke shpjeguar se dëshiron të duket e kuruar edhe në ditët kur sapo është zgjuar dhe nuk ndihet në formën e saj më të mirë.

Jennifer Lawrence pranon se ka bërë këtë ndërhyrje pas

Vitin e kaluar, fituesja e çmimit “Oscar” tregoi për The New Yorker se synonte të linte cigaret elektronike përpara ndërhyrjes. Në të njëjtën intervistë, ajo foli edhe për dëshirën për të bërë një lifting të fytyrës në të ardhmen, duke shtuar me humor: “Më beso, do ta bëj!”

Jennifer Lawrence pranon se ka bërë këtë ndërhyrje pas

Ndërkohë, muajin e kaluar, në një intervistë për Vogue, Lawrence foli edhe për përdorimin e botoksit në sasi të vogla, i njohur si “baby Botox”. Aktorja shpjegoi se nuk dëshiron të humbasë lëvizshmërinë natyrale të fytyrës dhe se nuk mund të bëjë shumë ndërhyrje.

Jennifer Lawrence pranon se ka bërë këtë ndërhyrje pas

“Kam nevojë që fytyra ime të ketë lëvizshmëri. Bëj pak botoks, por nuk mund ta teproj”, tha ajo, duke shtuar se preferon që lëkura e saj të duket e freskët dhe e shëndetshme, edhe nëse me kalimin e kohës bëhet pak më e varur.

Megjithatë, jo çdo procedurë estetike e bind aktoren. Ajo pranoi se është e pasigurt për transferimin e yndyrës, një ndërhyrje që po fiton popullaritet, teksa zbuloi se do të dëshironte edhe heqjen e dhjamit nga faqet, por mendon se ndryshimi do të vihej re menjëherë.

Share With:
Translate »
1 Views