Cardi B surprizon fansat, zbulon emrin e djalit të saj në ditëlindjen e tij të parë!

Djali i vogël i reperes së njohur Cardi B dhe yllit të NFL-së, Stefon Diggs, ka festuar ditëlindjen e tij të parë. Me këtë rast të veçantë, artistja ka ndarë në rrjetet sociale një dedikim emocionues për të birin, duke publikuar edhe një sërë fotografish të ëmbla me të.

Në llogarinë e saj personale në Instagram, Cardi B shprehu dashurinë e pakufishme për vogëlushin, duke treguar se ardhja e tij në jetë i ka dhënë forcë dhe dritë në një nga periudhat më të pasigurta të jetës së saj.

“Gëzuar ditëlindjen e parë, Gray M. D.! Ka kaluar vetëm një vit që kur të njoha, por ndihem sikur të kam pasur pranë që gjithmonë”, shkroi Cardi B në dedikimin e saj.

Reperja u kthye pas në kohë, duke kujtuar edhe periudhën e shtatzënisë, kur po përjetonte presion dhe pasiguri të mëdha. Ajo rrëfeu se, edhe pse po kalonte momente të vështira, fakti që priste të birin i kishte dhënë një arsye më shumë për të gjetur forcën dhe për të vazhduar përpara.

Më tej, artistja tregoi se sa i rëndësishëm kishte qenë vogëlushi për të, edhe përpara se të vinte në jetë.

“Të mbaja brenda meje në një nga periudhat më të pasigurta dhe më të vështira të jetës sime, por fakti që ti ishe aty më jepte forcë shtesë. Ndërsa unë të rritja brenda vetes, ti më jepje jetë”, shkroi ajo.

Në fund të mesazhit, Cardi B bëri edhe një lojë fjalësh me emrin e të birit, Gray, që në anglisht do të thotë “gri”, duke theksuar se ai i ka dhënë një kuptim krejt të ri edhe ditëve më të zymta.

“Ti i dhe një kuptim krejt të ri asaj që do të thotë një ‘ditë gri’. Ti ndriçon jetën time dhe çdo dhomë ku hyn, me buzëqeshjen tënde, të qeshurën dhe shpirtin tënd të mrekullueshëm”, përfundoi reperja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cardi B (@iamcardib)

Share With:
Translate »
1 Views