“Të rriturit përtej derës, zemrën e kanë vrarë” Pas divorcit, Neda Balluku nuk takon djemtë e saj

Moderatorja dhe autorja Neda Balluku ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, ku ka rrëfyer se prej kohësh tashmë, nuk takon dy djemtë e saj. Ajo shprehet se ndihet e përmallur për të parë fytyrat e tyre, ndërsa jeton me vajzën e vogël.

“Nje nene sot, i ra nje dere per shtatembedhjete minuta per te pare te voglin e saj. Shtatembedhjete minuta jane me shume se trembedhjete mije rrahje zemre, por se sa trokitje dere nuk i numeronte dot. Nuk mundte sepse ne çdo trokitje therriste emrin e te voglit te saj.

Nje harabel anonim i kishte treguar se i vogli i saj ishte semure. Atehere ajo kur lindi dielli shkoi t’i trokiste deres, por i thane se i vogli po flinte.
Kur ne dreke dielli luftonte te ftohtin, shkoi serish per te lene rrahje te tjera zemre poshte nje citofoni. Por te voglin nuk e pa dot.
Atehere nena kur po afronte mbremja, shkoi edhe nje here per ta kerkuar. Por i vogli nuk ishte aty. Dhe ne fund mendoi se tashme nata kishte mberritur. Yjet jane ne qiej edhe pse ajo si shihte.

Dhe i ra deres per shtatembedhjete minuta pa ndalur.
Por te voglin se pa dot.
E kishin futur ne kafaz.

Trembedhjete mije rrahje zemre therrisnin emrin e te voglit me shpresen se zeri i saj do te mundte muret dhe do t’i shkonin te voglit tek veshi i zemres.

Pertej deres i vogli e kishte çuar zemren ne gjume.
Ndersa te rriturit pertej deres, zemren e kane vrare. Nese zemer kane patur ndonjehere.

Pertej deres nje i vogel tjeter i rezistonte nenes.
Duke e refuzuar ne sy si burre.
Por duke i hapur deren si femije.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Neda Balluku (@nedaballuku)

Share With:
Translate »
2 Views