Foto të rralla nga fëmijëria, babai i Ritës emocionon me urimin e ditëlindjes për këngëtaren

Një ditë e veçantë për Rita Orën! Këngëtarja shqiptare me famë botërore feston sot 36-vjetorin e lindjes, ndërsa vëmendjen këtë herë e ka marrë një dedikim mjaft i ndjerë nga familja e saj.

Ka qenë babai i artistes, Besnik Ora, ai që ka zgjedhur ta urojë publikisht përmes një postimi në Instagram. Ai ka publikuar disa fotografi të Ritës nga vitet e saj të fëmijërisë, duke rikthyer kujtime të bukura familjare.

Krahas fotove, Besniku ka ndarë edhe disa fjalë plot dashuri për të bijën, duke i uruar lumturi dhe një ditë sa më të bukur, në këtë përvjetor të veçantë.

Urimit i janë bashkuar edhe dy personat e tjera të familjes, nëna e saj Vera dhe motra Elena, të cilat kanë lënë komente me emoji zemrash në postimin e tij.

Rita Ora ka lindur më 26 nëntor 1990 në Prishtinë. Kur ishte ende e vogël, ajo u largua me familjen drejt Londrës, ku nisi rrugëtimin që do ta kthente më vonë në një nga artistet shqiptare më të njohura në skenën ndërkombëtare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Besnik Sahatciu Ora (@oranick)

Share With:
Translate »
0 Views