Teuta e Tara shkëlqejnë në premierën e filmit ku kanë luajtur bashkë
Aktorja Teuta Krasniqi është shfaqur së bashku me vajzën e saj, Tarën, në premierën e filmit “Parku i Dorës”. Nënë e bijë kanë marrë pjesë në këtë ngjarje, ku kanë tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre të përbashkët.
Tara Krasniqi Muharremi është pjesë e kastit të filmit dramatik “Parku i Dorës”, ku luan së bashku me nënën e saj, aktoren Teuta Krasniqi. Ky projekt shënon një paraqitje të përbashkët të tyre në ekran.
Në premierë, Teuta dhe Tara janë shfaqur shumë të afërta, ndërsa pamja e tyre ka krijuar përshtypjen e dy shoqeve.
Pjesëmarrja e të dyjave në këtë film e bën projektin edhe më të veçantë për familjen Krasniqi.
