Lakër e kuqe për shtatzani të shëndetshme

Gjatë shtatzënisë është e rëndësishme që të mbani një dietë me ushqime të kuqe dhe blu. Ato janë të pasura në antocianina, kanë një rol të rëndësishëm në parandalimin e problemeve të qarkullimit të gjakut.
Zbuloni se si mund ta konsumoni lakrën e kuqe.
Sallatë me lakër të kuqe
Çfarë ngjyra mund të përdorni në pjatat tuaja të sallatës? Ato duhet të jenë të shumta dhe aq më tepër kur ju jeni shtatzënë, ato janë shumë të nevojshme. Ka shumë ushqime me ngjyra, duke përfshirë sigurisht lakrën e kuqe, e cila në krahasim me atë të gjelbër, ka 10 herë më shumë vitaminë A dhe 2 herë më shumë hekur. Gjithashtu, ajo është e pasur me minerale dhe vitaminë C, të cilat, të kombinuara me beta-karotenë janë një përzierje e përkryer për parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Ngjyrat asaj ia japin bioflavonoidët, të cilët janë të dobishëm për parandalimin e shumë sëmundjeve dhe kanë shumë ndikim te lehtësimi i reumatizmës. Por, sidomos janë të mira në parandalimin dhe trajtimin e brishtësisë së enëve të gjakut dhe kapilarëve. Lakra e kuqe ka një përqendrim të antocianineve dhe polifenoleve që ndihmojnë në qarkullimin e gjakut.
Perime të tjera, të kuqe dhe blu
Antocianinat janë të përfshira edhe te boronicat, rrushi, kumbullat, patëllxhanët, luleshtrydhet, qershitë, panxhari i kuq. Ato ndihmojnë jo vetëm gjatë muajve të shtatzënisë, por edhe gjatë gjithë jetës. Metoda më e mirë për të shfrytëzuar vetitë e këtyre ushqimeve, si gjithmonë, është t’i shmangni të gatuara, sepse ato kanë më shumë veti ushqyese nëse përgatiten të freskëta, në sallata të ndryshme. Megjithatë në shtatzëni, është e preferueshme që të gjitha perimet të kenë një gatim sa më të lehtë.
Lakër e kuqe: lëng apo sallatë?
Një lëng me lakër të kuqe? Pse jo! Një gotë në ditë duhet të jetë baza e çdo diete, jo vetëm gjatë shtatzënisë. Ajo ka shumë pak kalori (48 kalori), është e pasur me vitaminë A, e mirë për mbrojtjen e lëkurës, dhe ka vitaminë C, të përsosur për të shmangur sëmundjet sezonale. Ja si ta përgatisni një sallatë me lakër të kuqe. Merrni edhe një mollë të madhe, 80 gram, qepë të kuqe, boronicë, uthull molle, një lugë gjelle sheqer kaf dhe vaj ulliri. Prejeni mollët, qepën dhe lakrën e kuqe në kuba të vogla. Vendosni pak vaj në një tigan, skuqni qepët, pastaj shtoni mollët dhe lakrën. Vendosni kapakun te tigani dhe lërini për 15 minuta; shtoni sheqerin kaf dhe uthullën. Hidhni edhe kripë dhe shtoni boronicat. Gatuajini për 10 minuta dhe shërbejeni të ngrohtë.

 

Share With:
Translate »
2025 Views