Vogëlushja humb jetën pasi e sulmoi qeni, vdekja e saj mbetet pa fajtor

Mbeti një tragjedi pa fajtor vdekja e Astrid, vogëlushes 3-vjeçare nga San Martino (Pordenone) e Italisë. Kështu vendosi gjyqtari Rodolfo Piccin i cili shpalli të pafajshëm ndaj akuzës për vrasje, xhaxhain e saj Loris, pronar i qenit që e sulmoi. Gjithashtu e pafajshme u shpall edhe Maria, nëna e të voglës e cila ndodhej prezente në momentin e tragjedisë, por nuk arriti ta mbronte vajzën nga agresioni. Gjithçka ndodhi në pak çaste në oborrin e shtëpisë, në 25 maj të vitit 2015. Qeni i rracës pastor gjerman sulmoi papritur fëmijën. E vogla ndërroi jetë me të mbërritur në spital.

Share With:
Translate »
746 Views