Do ta kuptosh dedikimin e Lorit për Sarën nëse ke një motër

Dy trashëgimtaret e njohura të Top Channel Lori dhe Sara Hoxha po shijojnë disa ditë pushime në Londër. Motrat e famshme pëlqehen mjaft nga publiku shqiptar për stilin e tyre të veshjes.

Por përveç veshjes, një tjetër gjë për të cilën ato përfliten është lidhja e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën.

Lori dhe Sara i shprehin jo rrallëherë dashurinë motrave, vëllait por edhe të ëmës. Sot në Ditën e Falenderimeve, Lori ka qenë ajo e cila ka shkruar disa fjalë zemre për motrën e saj.

“Jam mirënjohëse. Nëse ju më njihni mua, ju e dini se familja vjen para çdo gjëje, dhe jam mirënjohëse çdo ditë që jam bekuar të jetoj çdo ditë me ta. Numëroni bekimet tuaja”,-shkruan Lori në Instagram.

E ku ka më bukur se kaq? Sara duhet të ndihet me shumë fat që ka një motër si Lori…

Share With:
Translate »
765 Views