Po Lori ndaj kujt ndihet mirënjohëse në Ditën e Falenderimeve?
Dy trashëgimtaret e njohura të Top Channel Lori dhe Sara Hoxha po shijojnë disa ditë pushime në Londër. Motrat e famshme pëlqehen mjaft nga publiku shqiptar për stilin e tyre të veshjes.
Por përveç veshjes, një tjetër gjë për të cilën ato përfliten është lidhja e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën.
Lori dhe Sara i shprehin jo rrallëherë dashurinë motrave, vëllait por edhe të ëmës. Sot në Ditën e Falenderimeve, Lori ka qenë ajo e cila ka shkruar disa fjalë zemre për motrën e saj.
“Jam mirënjohëse. Nëse ju më njihni mua, ju e dini se familja vjen para çdo gjëje, dhe jam mirënjohëse çdo ditë që jam bekuar të jetoj çdo ditë me ta. Numëroni bekimet tuaja”,-shkruan Lori në Instagram.
E ku ka më bukur se kaq? Sara duhet të ndihet me shumë fat që ka një motër si Lori…
