Këngëtarja e famshme në pritje të fëmijës së parë
Asaj i kanë ndodhur shumë gjëra të mira në jetë pas fitimit të “American Idol” dhe Jordin Sparks është lumturuar me një tjetër lajm pasi ka lajmëruar se është në pritje të një djali me bashkëshortin e saj, Dana Isiah.
Këngëtarja 27-vjeçare ka ndarë këtë lajm të gëzueshëm përmes një postimi të bërë në Instagram, pas një feste të organizuar për zbulimin e gjinisë së fëmijës.
“Eshtë një djalë”, shkruan Sparks bashkangjitur postimit të saj. “Kemi shumë gjëra për të cilat jemi falenderues por kjo është përfundimisht në krye të listës. Dana Isiah do të ketë kopjen e tij përkrah. Po presim me padurim ta takojmë. Të duam vogëlushi ynë”.
