Ka pak edhe nga mami në unazën që Harry zgjodhi për Meghan

Princi britanik Harry dhe aktorja amerikane Meghan Markle bënë daljen e parë zyrtare para medieve, pas njoftimit për fejesën e tyre. Çifti u shfaq në “Sunken Garden” në “Kensington Palace”, në Londër, ku Harry u tha gazetarëve se që në momentin që e pa, e kuptoi se Meghan ishte “e duhura”. Kur u pyet për propozimin dhe nëse ai ishte romantik, Harry u përgjigj: “Sigurisht që po”. Markle tha se është shumë e lumtur dhe u tregoi reporterëve unazën, momenti më i pritur nga të gjithë. “Kensington Palace” bëri të ditur se unaza është e artë, me një diamant të madh që vjen nga Botswana, ndërsa në anë janë dy diamante të vegjël që më parë i përkisnin koleksionin personal të së ëmës së Harryt, princeshës së ndjerë Diana. Botswana është një vend special për të dy, pasi aty kanë kaluar një kohë të gjatë së bashku. Siç u njoftua edhe pak më herët gjatë ditës, çifti është fejuar gjatë këtij muaji dhe dasma do të zhvillohet në pranverë të vitit 2018.

Share With:
Translate »
919 Views