Grace një Aurela e vogël që e bën Shqipërinë krenare

Grace është zgjuar tepër krenare për Shqipërinë këtë mëngjes! Mami Aurela ka ndarë me ne këtë video të mrekullueshme ku vogëlushja reciton me aq ndjenjë për Atdheun tonë, ashtu siç e ëma këndon me gjithë shpirt! Genet e Aurelës janë zbërthyer pothuajse 100% tek vajza e saj e madhe, si në pamje, karakter apo talent. Nuk është hera e parë që Grace shfaq aftësitë e saj dhe ne të vërtetë ajo duket një vogëlushe e multitalentuar që premton shumë për të ardhmen. Bravo Grace, vazhdo kështu, sepse Shqipëria të cilës ti i reciton sot, do të ndihet krenare për ty nesër! /Kids’Time/

Share With:
Translate »
936 Views