Greta dhe Eni surprizojnë nënën në orët e vona
Në ditën e sotme duket se artistet tanë kanë arsye për të festuar. Në familjen e Greta dhe Eni Koçit sot ka festë, nëna e tyre Afërdita feston ditëlindjen.
E në minuta e parë të kësaj dite, këngëtaret befasuan nënën e tyre duke i dhuruar një buqetë me trëndafila dhe disa dhurata të tjera.
“Ti je gjeja me shtrenjte me e dashur qe kam! Je ajo qe me ke dhene jete,edukim,dashuri dhe sot fale teje une ndihem krenare per cfare jam! Edhe 100 Mami #iloveyou”, ka shkruar Greta mbi një fotografi në të cilën shihet një diplomë që ajo dhe Eni i dhuruan nënës së tyre për kontributin e dhënë si grua, nënë dhe bashkëshorte.
